Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë që është mbajtur sot në Bruksel.
Ajo ka thënë se LDK nuk do ta pranojë Hashim Thaçin si kryenegociator dhe ai nuk ka legjitimitet për të udhëhequr këtë dialog.
“Ky delegacion nuk legjitimitet për ta përfaqësuar Kosovën, pasi nuk ka mandat. Pa mandat të Kuvendit, askush s’mund ta përfaqësoj Kosovën në dialog. Në një farë mënyrë po krijohet një proces unilateral. Institucioni që përfaqëson legjitimitet në Kosovë po injorohet. Legjitimiteti jepet me 2/3 të votave e deputetëve”, ka thënë Osmani.
Osmani, tha se askush s’mund ta përfaqësoj Kosovën pa pasur mandat nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe se LDK konsideron se vetëm zgjedhjet e reja nacionale mund të prodhojnë institucione legjitime për të quar përpara të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin.
Ndryshe Osmani ka folur edhe për rekomandimin për liberalizimin e vizave nga BE.
Osmani tha se Kosova ka mbështetje nga Parlamenti Evropian mirëpo barra më e madhe i mbetet Këshillit të Ministrave të Evropës për të dhënë fjalën e fundit për liberalizmin e vizave ndaj Kosovës.
Ajo tha se është mjaftë vështirë të flitet për një datë të saktë se kur mund të lëvizet lirshëm pa viza.
“Shpresoj që rekomandimi të thotë që janë plotësuar kriteret”, tha deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...