Osmani: Hap pas hapi drejt referendumit

18:07 | 1 Shkurt 2021
L G

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, kanë ecur sot në sheshet e Prishtinës.

Për t’u takuar me kryeqytetasit, Kurti dhe Osmani sot kanë zgjedhur ecin në këmbë shesheve të kryeqytetit, ku pas tyre ishin edhe qindra përkrahës të tyre.

“Hap pas hapi drejt referendumit”, ka shkruar Osmani në Facebook, sipër një fotografie ku shihet bashkë me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe qindra përkrahës të tyre prapa.

Ndryshe, Osmani është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit do të kandidojë në listë të përbashkët me Vetëvendosjen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme