Osmani: Guximi i UÇK-së është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi

12:26 | 12 Qershor 2024
A Z

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në parakalimin e FSK-së dhe të PK-së për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit ka thënë se në këtë ditë të çlirimit nderojmë sakrificën e popullit tonë.

“Sot jemi bashkë për t festuar një nga ditët më domethënëse në historinë e shtetit tonë, 12 Qershori, Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë nderojmë trimërinë sakrificën dhe shpirtin e palëkundur të popullit të Kosovës, popull i cili luftoi trimërisht për lirinë që e gëzojmë sot”, tha presidentja Osmani.

Ajo më tej tha se kjo është një ditë për ta kujtuar të kaluarën tonë të dhimbshme, por po ashtu për të festuar të tashmen tonë për të synuar një të ardhme të mbushur me shpresë e prosperitet

“Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona. Në Kosovë n vitin 1999 u mbrojt e drejt a e popujve për të qenë i lirë. Në këtë luftë UCK ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës. Gratë dhe burrat trima morën armët për ta mbrojtur të drejtën ton për të ekzistuar”, nënvizoi e para e vendit./rtk

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme