Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili ka filluar sot në Prishtinë, tha se është duke u jetësuar dhe gradualisht po jetësohet rezoluta e shkruara mbi fuqizimin e gruas.
“Ky forum është një fanar dhe udhërrëfyes duke kërkuar një botë ku të gjitha gratë dhe vajzat do të jetojnë të lira, në paqe dhe në prosperitet. Në një kohë kur konfliktet globale vazhdojnë, agjenda për gratë është e pashmangshme, prandaj jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, e ndërsa jemi sot bashkë, dua t’ju them gratë në Kosovë me gjithë të kaluarën, kanë vazhduar dhe vazhdojnë të luftojnë për te drejtat e tyre, përfshirjen e tyre, dhe mbi të gjitha janë këtu për ta ndihmuar njëra tjetrën”, tha presidentja Osmani.
Sipas saj, ky edicion është unik në shumë mënyra, sidomos sfidave me të cilat janë ballafaquar gratë dikur dhe me sfidat që ballafaqohen, na duhet leksionet e kohës, pa e harruar të kaluarën, dhunën seksuale gjatë luftës dhe ndryshimet klimatike e ndikimi i tyre te gratë, raporton RTKlive.
“Le të nxjerrim forcë e fuqi nga gjithçka që kemi kaluar e arritur, punë e vështirë por e domosdoshme mbetët paqja, një paqe të cilës i duhen gratë, të frymëzuara nga gratë që punojnë anë e kënd botës, që të hapim një rrugë drejtë një shoqërie me paqe, siguri e prosperitet për të gjithë””, tha presidentja Vjosa Osmani.
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...