Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se gratë në Kosovë kanë qenë në ballë të ndërtimit të demokracisë sonë, nga lufta për liri dhe pavarësi e deri te shtetndërtimi.
“Qëndrueshmëria e tyre vazhdon të ripërcaktojë lidershipin dhe demokracinë”, tha Osmani sot në Samitin global “Vital Voices Summit që është mbajtur në Varshavë të Polonisë.
Në këtë Samit, Presidentja Osmani ka qenë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”, nën moderimin e ambasadores Melanne Verveer, Drejtore Ekzekutive e Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, njëherësh Ambasadorja e parë e SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave dhe Bashkëthemeluese e Vital Voices.
Ajo ka folur se si ta mbrojmë demokracinë nga autokracitë. E para e vendit ka thënë se Kosova është storje suksesi. Osmani ka folur rolin kryesor që gratë luajnë në nxitjen e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimi.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...