Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană.
Presidentja Osmani vlerësoi lartë vizitën e Geoană, e cila nënvizoi përkushtimin e NATO-s për Kosovën, si dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.
Tutje, Presidentja Osmani e uroi Geoană për samitin e suksesshëm të NATO-s në Madrid, duke e vlerësuar unitetin transatlantik si vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë dhe lirisë dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj në rajonin tonë.
Nga ana tjetër, zëvendëssekretari i Përgjithshëm Geoană falënderoi Presidenten Osmani për strehimin e refugjatëve afganë dhe për mbështetjen e Kosovës për popullin e Ukrainës, përmes mbështetjes së gazetarëve, sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërisë për t’i strehuar refugjatët ukrainas.
Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për anëtarësim në NATO, ashtu siç është konfirmuar në Konceptin Strategjik të NATO-s, të miratuar rishtazi.
Ajo, po ashtu nënvizoi vullnetin e qartë të Kosovës për anëtarësim në strukturat euroatlantike me përfshirjen e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...