Osmani: Gazetarët në veri u sulmuan sërish nga bandat kriminale

20:52 | 16 Qershor 2023
Diellza Gashi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur rreth sulmeve të sotme në Leposaviq ndaj mediave të Kosovës.

Osmani, përmes një postimi në Tëitter ka dënuar sulmin e sotëm ndaj mediave në Leposaviq, raporton Arbresh.info.

Po ashtu ajo ka thënë se gazetarët në veri të Kosovës u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale.

“Gazetarët në veri të vendit u sulmuan sërish brutalisht nga bandat kriminale. Ata që kryejnë këto sulme duhet të përballen me drejtësinë. Përpjekjet e tyre për të destabilizuar Kosovën do të dështojnë. Këto akte të tmerrshme të dhunës së vazhdueshme duhet të dënohen nga të gjithë. Sundimi i ligjit do të mbizotërojë”, ka shkruar  Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme