Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se zgjedhjet e nesërme, në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, janë moment i rëndësishëm për qytetarët dhe të ardhmen e komunave të tyre.
“Zgjedhjet janë gurthemeli i secilës demokraci dhe dita e zgjedhjeve është ditë kur zëri juaj dëgjohet nga të gjithë. Andaj, zgjedhjet e 23 prillit janë moment i rëndësishëm për ju dhe për të ardhmen e komunave tuaja”, ka thënë Osmani.
Presidentja tha se e drejta e votës është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje, ndaj atë e gëzojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Komunat kanë përgjegjësi të qëndrojnë afër qytetarëve, duke ofruar shërbime e projekte të cilat janë në interesin tuaj dhe të cilat zgjidhin problemet me të cilat përballeni çdo ditë.
“Andaj, nëpërmjet votës suaj ju siguroheni që përfaqësuesit tuaj të zgjedhur do të merren drejtpërsërdrejti me çështje që prekin jetën tuaj dhe krijojnë perspektivë për të gjithë ju. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje do të thotë jetë më të mirë për të gjithë ju. Prandaj shfrytëzojeni këtë të drejtë në këtë moment të rëndësishëm për demokracinë. Vota juaj është mjeti më i fuqishëm për të vendosur për të ardhmen e komunës suaj dhe për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët e zgjedhur.
E kuptoj që shumë prej jush keni qenë cak i kërcënimeve dhe frikësimeve që janë bërë javët e fundit nga struktura kriminale me mbështetje të Beogradit, me qëllim që t’ju detyrojnë të hiqni dorë nga zëri dhe fuqia juaj për ta formësuar të ardhmen e komunave tuaja. Megjithatë, dua t’ju siguroj se të gjitha institucionet e Kosovës po bëjnë gjithçka për të siguruar që këto zgjedhje të jenë të lira dhe të ndershme dhe që siguria juaj të jetë e garantuar”m ka thënë Osmani, thuhet në komunikatën për meida nga zyra e presidentes.
Ajo nën thirrje që të refuzohen ata që vijnë me kërcënime dhe shantazhe.
“Ju inkurajoj që ta dërgoni një mesazh të fortë dhe të qartë me pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet lokale të 23 prillit 2023. Sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet këtë të diel, nëpërmjet votës së lirë e demokratike. Mbi të gjitha, pjesëmarrja juaj në zgjedhje do t’u dërgojë një mesazh të fortë atyre që kërkojnë t’ju frikësojnë dhe shtypin, se nuk do të mund t’ju heshtin dhe se zyrtarët e zgjedhur nga ju do t’ju shërbejnë juve dhe interesit të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka thënë Osmani.
Presidentja premton se institucionet e Kosovës do të jenë gjithnjë dhe çdoherë në shërbimin e qytetarëve. “Siguria dhe perspektiva juaj është prioritet i të gjitha institucioneve të Kosovës”, tha Osmani./Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...