Pas një ore ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Pas takimit kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani ka treguar se në këtë mbledhje kanë vendosur nga 16 komisione këtë herë të formohen vetëm 14 të tilla.
Osmani gjithashtu ka bërë të ditur se tashmë çdo të hënë do të mbahet mbledhja e Kryesisë e çdo të enjte seancat plenare, raporton arbresh.info.
“Sot ishte mbledhja e kryesisë për t’u përgatitur për punën e mëtejshme. Ne e kemi një rregullore që parasheh 16 komisione por tash me qen se kemi zvogëlim të numrit të ministrive u pajtuam që të kemi vetëm 14 komisione dhe u pajtuam që në mbledhjen e radhës së kryesi që mbahet të hënën ta vendosim edhe për ndarjen e komisioneve. Kemi folur edhe për çështje teknike në disa borde të Kosovës. Kemi folur edhe për hapësirat e kuvendit që të ju mundësojmë qasje të gjithë personave me aftësi të kufizuara. U dakorduam që seancat të mbahen çdo të enjte ndërsa mbledhja e kryesisë të mbahet çdo të hënën.
Shpresojmë që të kemi një seancë të enjten dhe të vendosim për zgjatjen e buxhetit për muajin mars pasi është kërkesë e Thesarit të Kosovës”.
E lidhur më takimet e vazhdueshme me personalitetet të ndryshme Osmani ka treguar se agjenda e takimeve vetëm se sa do të shtohet . Agjenda vetëm sa do të vazhdoj të rritet pasi që kemi punë”.
Ndërsa lidhur me kërkesën e PDK-së dhe arsyen e bojkotimit të mbledhjes së Kryesisë, Kryetarja Osmani ka treguar se s’ka arsye për bojkot pasi që fotografia e Presidentit Thaçi gjendet në zyrën e saj vetëm se në një pjesë tjetër.
“Kryesia e Kuvendit nuk është njoftuar por kjo është e paarsyeshme pasi fotografia e Presidenti s’është largua në asnjë formë vetën se është vendosur në një hapësirë tjetër brenda zyrës sime”./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...