Osmani flet për zgjedhjet: Nuk është punë e presidentes që të imponojë datë më të hershme

11:03 | 31 Janar 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025.

Ajo tha se sipas afateve, zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në fillim të vitit 2025.

Presidentja përmendi faktin që zgjedhjet mund të mbahen nëse Kuvendi shpërndahet, por sipas saj për të ndodhur një gjë e tillë duhet 2/3 e votave.

“Në qoftëse kjo ndodh, atëherë unë shpalli datën e re të zgjedhjeve, por nuk ndërhyj në çështje të tilla, nuk është punë e presidentes që të imponojë datë më të hershme”, tha Osmani.

Ajo tha se në qoftëse nuk ndodhin asnjëra nga këto , atëherë zgjedhjet do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm e jo në këtë vit./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vendimi i BQK-së për dinarin, Osmani: Neni i 11 i Kosovës kërkon që të jetë vetëm një valutë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme