Presidentja Vjosa Osmani, u është përgjigjur shteteve të QUINT-it, të cilat shprehen shqetësimin e tyre rreth shpronësimeve në veri, duke thënë se Qeveria nuk po i zbaton ligjin.
Ajo tha se këto shpronësime janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane, e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të qytetarëve të Kosovës pa dallim.
“Çështja e shpronësimeve çdo qytetar i Republikës së Kosovës pavarësisht etnisë duhet të analizohet vetëm në kontekst të përputhshmërisë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara dhe këto rregulla jo vetëm që përcaktohen me ligje tona por edhe me standardet evropiane të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për aq sa respektohen këto standarde është nhë test pesë hapësh i i paraparë nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përderisa respektohet ky standard dhe pesë hapat janë aplikuar kjo tregon se është zbatuar edhe ligji ynë edhe kërkesat tona Kushtetuese edhe standardet evropiane të drejtave të njeriut dhe shpronesimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt. Dje institucionet e Kosovës e kanë dhënë shpjegimin e duhur së si është bërë khi procedurë e cila është edhe në interes nacional për shkak të sigurisë së Kosovës”, tha Osmani.
Ajo shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë varësisht ku jetojmë qe veriu i Kosovës të mbrohet nga sulmet./eo
Shënoi hat-trick me Granadan, Myrto Uzuni pas ndeshjes: Jam ...
Hapet gara ndërkombëtare për linjën hekurudhore Vorë-Hani i ...
Ndërmjetësit intensifikojnë përpjekjet për armëpushim teksa ...
Presidentja e Sllovenisë vizitë zyrtare në Kosovë, policia n...
Kanosi verbalisht zyrtarët policorë, arrestohet gjilanasi
Liga Unike rikthehet sot me sezonin e ri