Për deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, deklarata e vendeve të Quintit është ndër më seriozet që ka pasur Kosova në 18 vitet e pas luftës.
Por më tepër se kaq, për Osmanin janë me rëndësi indikacionet që flasin për ato që përfaqësuesit e vendeve të Quintit u thonë liderëve të Kosovës në takime të mbyllura.
“Paralajmërimet që jepen në takime të mbyllura janë edhe më të ashpra se kaq dhe janë edhe më konkrete. Ju shihni se në këto deklarata flitet për izolimin e Kosovës. Pasojat do të mund jenë gjithëpërfshirëse”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se versioni i kësaj Gjykate Speciale, që kishte ardhur sipas saj, pas dështimeve në qeverisje të Hashim Thaçit, ishte version më i mirë se ai që mund të bëhej përmes OKB-së.
Duke përmendur shembuj që mund të ndodhin ndaj Kosovës në rast se zhbëhet Specialja janë ato që fillimisht njihen si sanksione të buta.
“Fusha e parë është ajo ekonomike. Ndërprerja e programeve bilaterale, programet e sigurisë, ndërprerja e përkrahjes për ndërkombëtarizim. Kushdo që mendon se mund të kemi sukses për pranim në mekanizma ndërkombëtarë pa përkrahjen e miqve, e në mënyrë të veçantë të SHBA-së, është në halucinacione, ose nuk është duke e marrë seriozisht këtë gjë”, ka thënë Osmani, përcjell Koha.net.
Osmani ka përmendur edhe mundësinë e suspendimit të MSA-së, që siç ka thënë ajo ka qenë arritja më e madhe e Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.
“Në disa takime na thuhet që mund të ketë shtete që do të tërhiqnin trupat e tyre në Kosovë. Mendoj se e kemi obligim secili që ta themi atë e rrezikon Kosovën në rast se bëhet një gjë e tillë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se masat për individët, e që në këtë rast janë jo vetëm individë por përfaqësues të lartë të shtetit, mund të izolohen e të futen në lista që nuk i përfill askush.
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...