Osmani flet me Emirin e Katarit për heqjen e ndërsjellë të vizave

22:25 | 31 Janar 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur me Emirin e Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani.

Osmani me anë të një postimi në “X” ka bërë të ditur se në këtë bisedë telefonike kanë folur edhe për marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave, shkruan Arbresh.info.

“E kënaqur të flas me HH Sheikh Tamim Bin Hamad  Al Thani sot, mik dhe aleat i madh i Kosovës. Diskutuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Katarit, përpjekjet për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zgjerimin e mundësive për investime dhe marrëveshjen e ardhshme për heqjen e ndërsjellë të vizave.”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme