Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se gjatë Samitit të Tretë të Komunitetit Politikë Evropian ku marrin pjesë 47 vendeve evropiane, do të kërkojë që Serbia të sanksionohet për agresionin e kryer në Kosovë, më 24 shtator nga grupet terroriste.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se gjatë Samitit të Tretë të Komunitetit Politikë Evropian ku marrin pjesë 47 vendeve evropiane, do të kërkojë që Serbia të sanksionohet për agresionin e kryer në Kosovë, më 24 shtator nga grupet terroriste.
Samiti i cili mbahet në Grandë ka për qëllim nxitjen e dialogut politik dhe forcimin e bashkëpunimit.
E para e shtetit para fillimit të këtij samiti në një prononcim për mediat e pranishme atje ka thënë se gjatë këtij samiti do të kërkojë nga liderët evropianë që të sanksionojnë Serbinë për agresionin e kryer ndaj Kosovës.
E pyetur nëse mund të ndodhë një takim ndërmjet saj dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Granada, ajo ka thënë se nuk është paraparë diçka e tillë dhe nuk ka arsye për t’u takuar para se të vendosen sanksione kundër Vuçiqit.
Sa i përket rikthimit në dialog, e para e Republikës ka thënë se “fillimisht duhet të vihen “sanksione kundër Serbisë dhe pastaj të dialogohet”.
“Duhet ta kuptojmë që Serbia kreu krim. Ata e kanë rrezikuar tërë kontinentin evropian. Ajo që ka ndodhur më 24 shtator është kryer me urdhrin e lidershipit të Serbisë”, ka thënë presidentja.
Ajo tutje ka thënë se mënyra e vetme për ta tejkaluar situatën aktuale është “që të imponohen masat e ashpra kundër Serbisë”. Përndryshe, ka thënë Osmani, nëse situata vazhdon siç është tani atëherë “duhet të flasim për çështje teknike dhe të harrojmë faktin se ka pasur një akt agresioni nga Serbia të realizuar nga grupet terroriste që janë armatosur nga udhëheqja e Serbisë”.
“Kjo duhet të ndalohet që Vuçiq të mos kryejë akte të tilla. Deklaratat nuk mjaftojnë, duhet të ndërmerren masa, duhet të jemi unanim në mbështetjen e Kosovës sa i përket kërcënimeve nga Serbia”, ka shtuar Osmani.
Tutje presidentja ka thënë se Serbia nuk duhet të marrë pjesë në Komunitetin politikë evropian, pasi si ç ka thënë ajo “kjo është një tavolinë e vendeve që besojnë në paqe e që fatkeqësisht Serbia nuk është njëra prej tyre”.
“Nëse nuk ka sanksione kundër Serbisë, ata do ta keqpërdorin dialogun e normalizimit si proces. Shpresojmë që Serbia të ketë marrë mësim se përdorimi i forcës nuk është zgjidhje. Por për fat të keq derisa flasin për paqe ata e kanë ushtrinë rreth kufirit me Kosovën dhe dëshirojnë ta fusin brenda. Ata funksionojnë nga libri i Millosheviqit i viteve 90-ta dhe libri i Putinit nga vitet e 2000-ta. Ata thonë se duam paqe dhe ne s’kemi të bëjmë asgjë me sulmet por në të vërtet duart e tyre janë të përfshira në të gjitha këto. Ajo që ka ndodhur më 24 shtator është kryer me urdhrin e lidershipit të Serbisë”, ka thënë Osmani.
Ajo tutje është shprehur optimiste edhe për qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës pas aktit terrorist të 24 shtatorit.
“Spanja është një vend që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në tërë kontinentin evropian. Shpresoj se do ta kuptojë se mbështetja e një agresioni, për të cilin ka prova të qarta nga 24 shtatori, nuk do t’i ndihmojë paqes dhe stabilitetit. Shpresoj që Spanja do të ndjekë linjën e vendeve tjera dhe të marrin masa për këtë sulm të tmerrshëm jo vetëm kundër Kosovës por edhe kundër paqes dhe stabilitetit në tërë kontinentin e Evropës”, ka nënvizuar Osmani.
Ajo ka thënë se Serbia në të kaluarën është ndarë mirë për disa sulme të ngjashme, por tani ka shprehur shpresën që nuk do të kalojë aq lehtë./rtk
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...