Google ADS

Osmani falënderuese ndaj USAID-it dhe Universitetit e Iowa-s për kontributin ndaj të rinjve në Kosovë

00:02 | 13 Maj 2024
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar USAID-in dhe Universitetin Shtetëror të Iowa-s për punën me studentët në Kosovë.

Ajo në platformëne  saj në “X” shpërndau një fjalim të Samantha Power, drejtueses së Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ku flet për bashkëpunim me Universitetin e Iowa-s dhe kontributin në Kosovë.

“Bashkohem me PowerUSAID-in për të falënderuar Universitetin Shtetëror të Iowa-s për kontributin e tyre të paçmuar në fuqizimin e brezit të ri në Kosovë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Të ngjashme