Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar senatorin amerikan Bob Menendez për fjalimin e sotëm në Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, ku u zhvillua seancë dëgjimore me temën “Vlerësimi i Politikës së ShBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka thënë se është mirënjohëse për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila sipas saj, hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon.
“Një falënderim nga zemra për senatorin Bob Menendez për lidershipin e tij, angazhimin e palodhur dhe angazhimin e palëkundur ndaj demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për iniciativën e tij për seancën e sotme të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila hodhi një dritë vendimtare mbi zhvillimet në rajon”, ka thënë Osmani.
Kujtojmë se sot kryetari i komisionit, Bob Menendez, ka thënë se derisa Kosovës po i bëhet presion për themelimin e Asociacionit, Serbisë nuk po i bëhet presion./Arbresh.info/
A heartfelt thank you to @SenatorMenendez for his leadership, tireless engagement & unwavering commitment to democracy in the Western Balkans.
Grateful for his initiative for today’s Foreign Relations Committee hearing, which shed a crucial light on developments in the region.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 18, 2023
Lexo edhe:
Senatori Menendez: S’ka garanci që Asociacioni nuk do të jetë një Republika Sërpska
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike