Google ADS

Osmani falënderon presidenten e PE-së për mbajtjen e premtimit për vizat

16:30 | 19 Prill 2023
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Faleminderit, e dashura Roberta Metsolan për mbështetjen e palëkundur në mbajtjen e premtimit të dhënë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kujtojmë se pak më herët u nënshkrua edhe vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme