Osmani falënderon Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike

09:12 | 25 Shtator 2024
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin e SHBA-ve, Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike.

Osmani ka thënë se ka pasur mundësinë që të bashkëbisedonte edhe me liderë të tjerë botëror.

“Falënderuese ndaj Presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike. Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror”, shkruan Osmani në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme