Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim deputetë të Parlamentit të Finlandës, njëherësh anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme, kryesuar nga Kryetari i Komitetit, Kimmo Kiljunen.
Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare, marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Finlandë, rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe për zhvillimet e fundit.
Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Finlandës në çdo etapë të shtetit tonë.
“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka falënderuar deputetët finlandez në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen e pakursyer për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, duke theksuar rëndësinë e këtij anëtarësimi për fuqizimin e të drejtave të njeriut për çdo qytetarë pa dallim, forcimin e demokracisë, si dhe sundimit të ligjit.”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Ndër të tjera, në takim u fol edhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit Kosovë-Finlandë, një synim i përbashkët i të dyja shteteve./Arbresh.info/
Prishtina rikthen Donte Clarkun
Kurti: Mitrovica sot është më e plotë se asnjëherë më parë p...
Haradinaj padit Specialen dhe shtetet financuese
Big Brother drejt fundit, nesër zbulohet data e finales së m...
Tërmeti i fortë godet El Salvadorin
Të shtëna me armë zjarri në mes të bulevardit në Vlorë