Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ajo ka uruar besimtarët në këtë ditë feste të bekuar.
Ajo ka përmendur rolin e BIK-ut, që ka luajtur në kohë të rëndësishme për Kosovën. Osmani ka falënderuar BIK-un, për përkrahjen që ka dhënë për familjet në nevojë.
“Ishim këtu bashkë me bashkëpunëtorët e mi për të uruar kryemyftiun dhe bashkëpunëtorët e tij dhe nëpërmjet tyre edhe shumë qytetarëve të Republikës sonë për këtë festë të bekuar për të thënë edhe njëherë lutjen gjatë muajit të Ramazanit janë të pranuar dhe për të falënderuar për rolin që Bashkësia Islame luan në mënyre që shteti ynë, qytetarët tanë të ecin përpara”, tha Osmani.
“Unë dua t’i falënderojë për bashkëpunimin edhe kryemyftiun edhe bashkëpunëtorët e tij që sfidat që ballafaqohet shteti ynë t’i tejkalojmë sa më parë dhe sa më mirë, dhe të falënderoj për kontributin që kanë dhënë edhe gjatë muaji të Ramazanit duke dhënë përkrahje dhe ndihma të gjithë atyre që kanë nevojë. Do të vazhdojmë të punojmë se bashkë në të mire të qytetarëve tanë, ne të mire të shtetit tonë të dashur”, u shpreh Osmani./eo
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...