Për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë e deputetë kanë vendosur lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it në sheshin “Nëna Terezë”.
E para e Kuvendit tha se kjo është ditë shumë e rëndësishme për ta mbajtur mend dhe për të festuar, shkruan arbresh.info.
Osmani teka përkujtoi të rënët dhe mbijetuarit e luftës, falënderoi aleatët e Kosovës në atë kohë.
“Ne përkujtojmë ata mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale të cilët end nuk mund të gjejnë paqen e tyre sepse drejtësia ka dështuar të jap fjalën e saj gjithashtu edhe të gjithë ata të mbijetuar të dhunës fizike. Sot ne përkujtojmë të gjithë aleatët tanë që erdhën në ditët më të vështira dhe shpëtuan njerëz që ata as nuk i njohin e sakrifikuan në emër të vlerave dhe të paqes”, ka thënë ajo.
Ajo tha se i janë mirënjohës për ndihmën që nga lufta e deri te ndërtimi i shtetit.
“I përkujtojmë të gjithë ata që puthnin tokën dhe puthin ata që i çliruan. Ne jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe jemi mirënjohës për këtë ditë. Ne do të jemi mirënjohës që keni qëndruar pranë nesh në ditët tona më të errëta dhe përpjekjet tona për ndërtim të shtetit”, ka shtuar ajo.
Ndryshe për shënjim të kësaj dite, Kuvendi i Kosovës sot do të mbaj seancë solemne.
Pas përfundimit të Seancës, në oborrin e Kuvendit të Kosovës mbillen 1133 lule në shenjë kujtimi për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovës./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...