Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani tha sot se liderët politik në vend bënë që Kosova të bëjë hapa prapa drejt Bashkimit Evropian, e jo para.
Ajo në fjalimin e saj në seancën plenare theksoi se liderët politik nuk duhet të lënë asnjë dyshim për orientim strategjik.
“Liderët politik i kanë dhënë shumë arsye shteteve përfshirë edhe atyre njohëse që Kosova nuk meriton të përfshihet në BE. Në mënyrë që perspektiva evropiane e Kosovës të bëhet e qartë duhet që të shihen rezultate në drejtësi dhe në fusha tjera ku ka ngecë Kosova. Në mënyrë që orientimi ynë strategjik drejt BE-së të jetë i qarte duhet që ti lexojmë qartë atë çfarë kërkohet aty. Aty thuhet së është zgjedhje jona ndërsa liderët tanë po injorojnë detyrat gjë që benë që Kosova të bëj hapa prapa”, ka thënë Osmani.
Vendet e NATO-s rrisin shpenzimet për mbrojtje
Komuna e Gjilanit njofton se të gjitha rrugët janë të kalues...
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri