“Osmani është në gjendje me shkaktu skandal diplomatik për interesa të saj personale banale”

vjosa osmani
08:46 | 19 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Analisti politik Petrit Zogaj në një postim në Faecbook ka folur rreth vizitës në Shqipëri nga u.d. e presidentes, Vjosa Osmani.

Sipas Zogajt, akuzat e Osmanit në Shqipëri për Qeverinë Hoti i quan skandal dhe thotë se po krijon klimë për partinë e vet.

Postimi i plotë:

Se kisha frike mos rastesisht nuk po bohet bashke llumi politik i Prishtines me ate te Tiranes, po ja, u be edhe ky. Mirepo, me shume sesa llum, po me duket agjende e paster, qe asesi s’duket qe eshte ne interes as te Kosoves e as te Shqiperise. Nje presidente aksidentale shkon ne Shqiperi edhe ne menyren krejt te papergjegjshme e akuzon qeverine legjitime atje per perfshirje ne lidhje me Kosoven. E gjithe kjo, ud e presidentes e ben per te krijuar nje klime te favorshme per partine e saj, demek per do interesa krejt personale e banale. Pra, eshte ne gjendje me shkaktu skandal diplomatik me nje shtet, vetem e vetem me ndertu ndonje narracion lokal ne Prishtine.

Sa mire qe s’i pret kush me jashte, ne ndonje shtet tjeter, se ec e dije cfare problemesh tjera kishin me shkaktu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme