Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës, drejtoreshën e UNICEF-it, Nona Zicherman, të cilën e ka falënderuar për angazhimin e deritashëm në Kosovë.
Në takim siç thuhet në njoftimin për media, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit me UNICEF-in, në sferën e të drejtave të fëmijëve, siç është edukimi i hershëm i fëmijëve, sigurimi i infrastrukturës së nevojshme për qasje në institucionet parashkollore, ngritja e cilësisë në arsim, si dhe sigurimi i barazisë gjinore.
Presidentja Osmani theksoi domosdoshmërinë e qasjes së fëmijëve në arsim cilësor dhe fuqizimin e mirëqenies së tyre.
Ndërkaq Zicherman, falënderoi presidenten Osmani për mbështetjen, duke uruar që bashkëpunimi i mirë të vazhdojë edhe nga pasardhësi i saj në këtë pozitë./rtk
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...