Google ADS

Osmani: Enver Zymberi është heroi i Kosovës së sotme

15:21 | 26 Korrik 2022
A. B.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar policin Enver Zymberi në 11-vjetorin e rënies së tij.

Osmani ka thënë se ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.

“Në 11- vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor”.

Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, Osmani ka kujtuar edhe 21 policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës.

“Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për një për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë. Policët tanë janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës!”.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Në 11- vjetorin e rënies, e kujtojmë sot heroin Enver Zymberi, i cili ra në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht. Ai është heroi i Kosovës së sotme, i cili u vra në krye të detyrës nga strukturat kriminale serbe në mbrojtje të shtetit ligjor.

Krahas tij, në Ditën e policëve të rënë në krye të detyrës, kujtojmë edhe 21- policët e rënë në detyrë, që prej themelimit të Policisë së Kosovës. Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për një për ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Policët tanë janë e tashmja dhe e ardhmja e sigurt për qytetarët dhe për shtetin e Kosovës!  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme