Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka folur sot për përjashtimin nga LDK’ja duke thënë në këtë subjekt nuk iu janë arsyetuar për largimin.
Osmani ka deklaruar se ajo nuk ka parë as emrat që kanë votuar për përjashtimin e saj.
Kryetarja e Kuvendit thotë se edhe në raste kur njerëzit dënohen me vdekje, ju jepet e drejta që të thonë diçka para dënimit.
“Është bërë në mënyrë online votimi, përmes emailit, emrat janë fshirë edhe nga uebfaqja, nuk më është dhënë e drejta elementare, edhe në raste që para se të shpallet vendimi përfundimtar me vdekje, i pyesin a kanë diçka për të thënë, as kjo mundësi nuk më është dhënë as përmes emailit”, ka thënë Osmani.
Ajo thotë se nuk e ka pritur që LDK’ja të shkojë kaq larg, teksa vendimin për përjashtim e ka quajtur absurditet.
“Unë nuk kam pritur që shkojnë aq larg, me një absurditet të tillë. Ky vendim është kërcënim për secilin anëtar të LDK’së që guxon të mendojë ndryshe, edhe pse nuk kam votuar kundër qeverisë sepse nuk kam qenë fare prezent”, tha kryetarja e Kuvendit.
Ajo thotë se është hera e parë që dikush përjashtohet pse ka menduar ndryshe./GazetaExpress/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...