Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar Alain Brestin për zgjedhjen në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.
Osmani tha se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës, teksa tha se anëtarësimi do të ishte fitore për tërë kontinentin.
“Kosova është e përkushtuar fuqishëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës – një anëtarësim që jo vetëm do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, ka shkruar Osmani.
Presidentja tha se anëtarësimi i Kosovës në KiE si anëtari i 47-të, duke shtuar se ky është një synim që Kosova do të vazhdojë ta ndjekë pa pushim.
“Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë realitet”, tha Osmani.
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban
“Të kthehemi më të fortë”, Flick flet pas humbjes së Barcelo...
Të shtënat me armë në ahengje, MPB: Gjatë gushtit u konfisku...
Për një javë policia shqiptoi afro dy mijë gjoba trafiku në ...
Lajçak: Dy javët e fundit, fokusin e kisha në dialog