Osmani e quan akt kriminal sulmin ndaj “Kosova Mountain Club”

15:55 | 9 Maj 2021
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut të dielën në mesditë.

Ajo u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe hetuesisë të zbardhin këtë rast dhe autorët të dënohen.

Postimi i plotë i Osmanit:

Dënoj sulmin e armatosur ndaj grupit të të rinjve nga “Kosova Mountain Club” në malet afër Zubin Potokut. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt gjatë lëvizjes në secilën pjesë të territorit të Kosovës. Ftoj organet e rendit dhe hetuesisë që të vazhdojnë punën në mënyrë që sa më parë të zbulojnë dhe dënojnë autorët e këtij akti kriminal që synon përhapjen e frikës dhe ndjenjës së pasigurisë në atë pjesë të vendit tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme