Osmani e njofton kryeministrin suedez për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon

21:54 | 3 Dhjetor 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson gjatë konferencës së “COP28”, të dielën.

Gjatë këtij takimi, ata kanë folur për zhvillimet e fundit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, shkruan Arbresh.info.

“Gjatë #COP28, informova kryeministri suedez Ulf Kristersson për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajonin tonë.”, shkroi Osmani.

Ndër të tjera e para e vendit, theksoi se do të vazhdohet puna e ngushtë me Sudinë për  të çuar përpara integrimin evropian të Kosovës.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Suedinë për të çuar përpara integrimin evropian të vendit tonë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

 

Të ngjashme