Sot nga ora 16:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.
Lajmi është bër i ditur nga Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.
“Ju njoftojmë se sot më 1 nëntor 2023, nga ora 16:00, në Ndërtesën e Qeverisë, mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor. Në këtë ceremoni marrin pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ushtruesi i detyrës, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs, Drejtori ekzekutiv, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi”, thuhet në njoftim.
Samiti do t’i bëjë bashkë krerët rajonalë, liderët institucionalë e përfaqësues të shoqërisë civile, që së bashku do të shkëmbejnë përvojat për adresimin dhe eliminimin e diskriminimit racor në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...