Osmani e Kurti sot bëjnë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës

09:11 | 21 Janar 2022
V. S.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti do të bëjnë sot homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Sipas njoftimit të Presidencës, ata do të bëjnë homazhe në orën 11:00.

“Sot më 21 janar 2022, në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, bëjnë homazhe te varri i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme