Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti sot kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Presidentja u shpreh se shteti i Kosovës po e ndjek trashëgiminë që e la pas ish presidenti Rugova.
“Sot në këtë përvjetor e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Trashëgimia që ai la pas na shërbejnë si dritë e udhërrëfyes në përpjekjet për ta forcuar shtetin tonë. Siç diti Rugova të krijojë miq e aleatë në ditët më të rënda për vendin, ashtu do të vazhdojmë të mbrojmë e ruajmë aleancat që ai krijoi”, u shpreh presidentja.
E para e vendit tha se Kosova do t’i ruaj dhe do t’i nderojë miqtë dhe aleatët ashtu siç bëri i ndjeri dr.Ibrahim Rugova.
“Ashtu siç diti Rugova të nderojë miq dhe aleatë që e mbështeten Kosovën ashtu do ti ruajmë edhe ne. I përjetshëm qoftë kujtimi për të trashëgimia për të do të rroj edhe në brezat pas”, tha Osmani.
Kryeministri Kurti u shpreh se 21 janari është një ditë e ftoftë, në të cilën e përkujtojmë ish presidentin.
“21 janari është ditë e ftohtë dhe një ditë në të cilën teksa e kujtojmë ish-presidentin Ibrahim Rugova, kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, çështjen humaniste dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovë”, tha Kurti.
Sot shënohet 17 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?