Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se është tepër e ulët deklarata e fundit e kreut të LDK-së për të.
Osmani në Syri Tv tha se nuk dëshiron të merret fare me qëndrimet e tij, por shtoi se nëse Isa Mustafa dëshiron t’i hyjë kësaj pune ajo nuk përton.
Madje, Osmani tha se është e gatshme që të debatojë me të në cilëndo media nga cilido moderator.
“Nuk dua të ndalem më shumë te kjo përplasja e fundit. Nuk jam marrë fare me qëndrimet e tij. Ajo që e tha së fundmi është tepër e ulët, nuk e kuptoj si njerëzit përreth tij nuk i thonë se është një absurditet që askush nuk do t’ia falë. Nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj pune, unë nuk përtoj. Ai më njeh shumë gjatë dhe e di se padrejtësitë nuk i duroj. Absolutisht në cilëndo kohë dhe në cilindo moment, në cilëndo media dhe nga cilido moderator jam e gatshme të debatoj”./syri/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...