Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Osmani ka thënë se në bisedë me presidentin Gjukanoviq kanë pasur një shkëmbim të shkëlqyeshëm të pikëpamjeve mbi nismat e bashkëpunimit dy palësh dhe rajonal.
“Ne ramë dakord që e ardhmja e vendeve tona të jetë e ankoruar në integrimin Euro-Atlantik. Unë e ftova Presidentin Gjukanoviq të vizitojë Kosovën, në mënyrë që të mund të avancojmë më tej marrëdhëniet tona”, ka thënë Osmani përmes një postimi në Twitter.
Very informative telephone conversation with President @VjosaOsmaniPRKS in the preparation of the Brdo-Brijuni Summit.
?? and ?? share a wish for good neighbourly relations, stability of the region and joint European vision, to the benefit of citizens in both our countries.— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) May 14, 2021
Për bisedën e zhvilluar, ka shkruar edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjakoniviq.
“Bisedë telefonike shumë informuese me Presidentin @VjosaOsmaniPRKS, në përgatitjen e Samitit Brdo-Briones. Mali i Zi dhe Kosova ndajnë një dëshirë për marrëdhënie të mira fqinjësore, stabilitetin e rajonit dhe vizionin e përbashkët Evropian, në të mirë të qytetarëve në të dy vendet tona. Me mirënjohjen për ftesën për të vizituar Kosovën, pres me padurim vazhdimin e bisedës sonë në Brdo”, ka shkruar në Twitter Gjukanoviq.
Excellent exchange of views with @predsjednik_cg on bilateral and regional cooperation initiatives. We agreed that our countries future is anchored on Euro-Atlantic integration. I invited President Đukanović to visit #Kosova so that we can further advance our relations. ????? https://t.co/tpXmb2pPTd
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 14, 2021
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...