Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit, Zoran Milanoviq.
Osmani e falënderoi homologun kroat për ftesën teksa potencoi mbështetjen e madhe që Kroacia ia ka dhënë Kosovës ndër vite.
E para e shtetit të Kosovës dhe zotëriu i parë, Prindon Sadriu, do të marrin pjesë në manifestimin tradicional Sinjska Alka.
“Në prani të mijëra qytetarëve kroatë, Sinjska Alka organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut. Këto manifestime përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore dhe artistike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes./Arbresh.info.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...