Google ADS

Osmani dy vjet si presidente, Statovci: Kosova udhëhiqet nga një grua e fuqishme dhe e patrembur

16:50 | 4 Prill 2023
E.H

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka mbushur dy vjet që kur ka marr detyrën si e para e shtetit.

Me këtë rast, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka lavdëruar punën e deritanishme të presidentes Osmani.

Statovci përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova udhëhiqet nga nja grua e fuqishme dhe e pa trembur.

“Në dy vjetorin e Presidentes Vjosa Osmani, Kosova gëzon udhëheqjen nga një grua e fuqishme e parimore, e përcaktuar për konsistencë dhe dinjitet, e pa trembur kurrë nga asnjë fenomen në politikë”, ka shkruar Statovci.

Tutje ajo shtoi se ka pasur nderë që e ka votuar për presidente si dhe të bashkëpunoj me të në forcimin e shtetit të Kosovës.

“Kam pasur nderin dhe knaqësinë, që jo vetëm ta votoj në cilësinë e deputetes, por edhe të bashkëpunoj me të, në shërbim të kauzës për demokratizimin e shoqërisë tonë, forcimin e shtetit të Kosovës, kthimin e dinjitetit dhe vlerave në politikë”, shtoi tutje Statovci.

“Presidentja Osmani gëzon besueshmërinë më të lartë që ka një lidere, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, cilësuar me kënaqshmëri dhe transparence të lartë institucionale. Me politikat e saj të vendosura për parime demokratike, ajo ka arritur të fuqizoj si kurrë më parë, marrëdhëniet e Kosovës me shtetet mike në tërë botën”, potencoi deputetja e LVV-së.

Në fund, Statovci bëri të ditur se Osmani ka ndihmuar në fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Presidentja ka ndihmuar fuqizimin e Ushtrisë së Kosovës, ka garantuar vazhdimisht në kompetencat e saj që sistemi gjyqsor do të ecë drejt pavarësisë totale, dhe ka mbrojtur interesat e Kosovës në çdo tryezë brenda e jashtë vendit. Urime Zonja Presidente Vjosa Osmani!’, shkroi në fund Statovci./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme