Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani ka pritur sot ambasadorin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z. Jean-Louis Servais, me të cilën diskutoi bashkëpunimin e deritanishëm të Kosovës me shtetin belg, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Mbretërisë së Belgjikës.
“Dështimi nuk është opsion. Ne duam që pritjet e qytetarëve t’i bëjmë realitet”, tha kryekuvendarja Osmani.
Ambasadori Servais, ndërkaq, tha se respektimi i procedurave demokratike gjatë procesit zgjedhor dhe pas tij, si dhë kultura e treguar, tregojnë pjekuri politike. Zgjedhja e dr. Osmanit në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërkaq, sipas ambasadorit Servais, është mesazh tepër pozitiv, të cilin Kosova ia ka dërguar botës demokratike.
Sipas tij, Belgjika do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen në të gjitha dimensionet.
Palët u pajtuan që ta thellojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve., ka njoftuar zyra për media dhe marrëdhënie me publikun./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua