Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin Prindonin dhe vajzat Dua dhe Anda, ka shkuar sot në festivalin “Sunny Hill”.
E para e vendit ka treguar se mbrëmë nuk ka mundur ta ndjekë performancën e Dua Lipës për shkak të orëve të vona kur është mbajtur e kur thotë se vajzat e saj e kanë kohën e gjumit.
“Është nata e parë, sepse mbrëmë vajzat e kanë pasë kohën e gjumit kështu që sot erdhëm pak më herët pas një takimi jashtëzakonisht të mirë që e kishim së bashku me Duan dhe familjen e saj ku pata mundësinë që t’i ndaj titullin “Ambasadore Nderi” e Republikës së Kosovës për gjithë nderin që i ka bërë vendit të saj gjatë gjithë veprimtarisë të saj artistike dhe që po vazhdon të jetë zëri jonë në botë duke dërguar mesazhe që janë në të mirë të gjithë Republikës së Kosovës dhe në veçanti rinisë së saj. Edhe një herë dua ta falënderoj për gjithçka çfarë ka bërë dhe jam e sigurt se rinia jo veç e Prishtinës por e gjithë Kosovës dhe nga mbi 50 vende që kanë ardhur këtu do të kënaqen në këtë festival të jashtëzakonshëm që e ka shndërruar Kosovën në kryeqendër kulturore gjatë kësaj periudhe”.
Osmani ka thënë për Klan Kosovën se ka shkuar në “Sunny Hill” për ta parë nga afër atmosferën dhe për ta përkrahur mesazhin e këtij festivali.
“Jemi këtu për ta përkrahur edhe mesazhin që e jep festivali dhe për ta parë atmosferën. Dua dhe “Sunny Hill Festival” janë siguruar që nëpërmjet motos së tyre që sivjet është “Set me free” të kërkojnë nga Evropa që të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën, ky proces që është vonuar shumë e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë vendin tonë, por më së shumti ka pësuar rinia jonë. Edhe sot i bashkojmë zërat në këtë mesazh që më në fund qytetarët tanë të jenë të lirë në lëvizjen e tyre dhe në të njëjtën kohë jemi bashkë me rininë tonë të mrekullueshme që na jepin vetëm energji pozitive”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...