Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, është pritur nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ajo tha se ndjehet krenare me të arriturat e qytetarëve të Drenasit, në veçanti të grave të kësaj komune.
“Drenasi, simbol i qëndresës, i heroizmit, i vendosmërisë së paepur, në Drenasin ku kam kaluar një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë sime, si mbesë e Drenasit, mbesë e Drenicës, prej nga kam disa prej kujtimeve më të bukura të jetës”, tha presidentja.
Sipas saj, trimëria që ka treguar kjo komunë dhe gjithë qytetarët e saj, trimëria e heronjve të UÇK-së të atyre që qëndruan të patundur përballë shtypjes serbe dhe atyre që përfunduan me çmimin e tyre përfundimtar me jetën e tyre për lirinë tonë, nuk do të harrohet asnjëherë.
“Trashëgimia e tyre është gdhendur në çdo cep të Drenasit, sikurse në çdo cep të Kosovës, prandaj është frymëzim i yni i vazhdueshëm për një të ardhme më të mirë. Sakrifica e tyre na kujton se liria është më e çmueshmja dhe duhet të ruhet me përkushtim të palëkundur ”, tha Osmani.
Ajo më tej shtoi se Drenasi nuk shquhet vetëm për kontributin për lirinë e Kosovës, ajo, sipas saj po zhvillohet në mënyrë dinamike, duke u bërë një ndër komunat me performancën më shembullore në nivel vendi.
“Përfaqshmi i grave në Drenas është shembull që duhet ndjekur edhe nga institucione tjera. Si prenidente ne do të përkrahim kërkesat e juaja”, tha Osmani.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se kjo komunë ka përfaqësim më të madh të grave të angazhuara nëpër institucione. Lladrovci theksoi se la ende punë për të bërë gjatë qeverisjes së tij.
“ 50% e drejtorive udhëheq nga gratë. Ka shume për të bërë. Arsimi, shëndetësia, ekonomia janë prioriteti ynë”, tha Lladrovci.
Gjatë vizitës në Drenas, presidentja do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile. Po ashtu, Osmani do vizitojë edhe Parkun e Biznesit dhe do të qëndroj edhe në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.
Presidentja Osmani është deklaruar edhe për shpronësimet në veri.
“Çështja e shpronësimeve duhet të analizohet në kontekst me ligjin dhe kushtetutën. Për shpronësimet ka rregulla dhe përderisa respektohen këto standarde, nënkupton që është zbatuar”./rtk
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...