Google ADS

Osmani: Dodik ka kërcënuar paqen dhe integritetin e Bosnjë Hercegovinës

21:36 | 5 Janar 2022
Përparim Bublaku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të ShBA-së që zgjeroi sanksionet për vepra korruptive për anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Osmani duke mirëpritur këtë vendim në një postim në Twitter ka thënë se Dodik ka qenë kërcënim për paqen sigurinë dhe integritetin e Bosnjë Hercegovinës.

“Përveç aktiviteteve korruptive, Dodik ka kërcënuar në mënyrë aktive paqen, sigurinë dhe integritetin e Bosnjë Hercegovinës. Përgëzoj për këtë vendim dhe u bëj thirrje partnerëve të tjerë ndërkombëtarë të ndërmarrin veprime të ngjashme”, shkroi Osmani./arbresh.info/

SHBA-ja vendos sanksione ndaj Millorad Dodikut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme