Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se do të vazhdojnë të mbështetin të drejtën e popullit ukrainas për liri.
Këto komente Osmani i bëri të mërkurën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, ku ndër tjerash ka theksuar se agresori nuk duhet asnjëherë të të shpërblehet me tokën e viktimës, shkruan Arbresh.info
Sipas Osmanit ashtu siç agresori dështoi në Kosovë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë.
Postimi i saj:
Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë!
Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!/Arbresh.info/
Nadal tërhiqet nga tenisi pas një karriere të lavdishme
Dështon debati për përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, o...
Kusari-Lila i kthehet opozitës: Imagjinoni kur t’iu dalin fo...
Vdekja e vëllait, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë
Kusari-Lila: Biseda me Radoiçiqin e montuar, vetëm një herë ...
Shqipëria kryen stërvitjen e fundit para nisjes drejt Pragës