Google ADS

Osmani: Do të punoj në mënyrë aktive për të krijuar unitet në mes të akterëve politik në vend

19:09 | 9 Prill 2021
L G

Presidentja, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, i cili e uroi atë për detyrën, duke theksuar se përmbyllja me sukses e procesit të konstituimit të institucioneve ka përçuar mesazh pozitiv te aleatët e Republikës duke shërbyer si garancion për stabilitet në vend.

Duke folur për sfidat aktuale dhe prioritetet gjatë mandatit presidencial, Osmani theksoi se në asnjë proces nuk mund të arrihet sukses përderisa nuk sigurohen vaksinat për qytetarët e Kosovës.

Ajo shtoi që menaxhimi i pandemisë mbetet prioriteti kryesor dhe se në këtë drejtim Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e miqve.

Më tej, Presidentja Osmani theksoi se do të angazhohet në mënyrë aktive për t`i përmbushur funksionet e saj kushtetuese, siç janë politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes, por dhe avansimi i agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm.

Gjithashtu, Presidentja Osmani potencoi se do të punojë në mënyrë aktive për të krijuar unitet në mes të akterëve politik në vend, gjë që do të kontribuonte në menaxhim me sukses të proceseve me interes të veçantë për vendin./arbresh.info/

Të ngjashme