Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë për CNN ka folur për zhvillimet e fundit në veri të vendit, sulmin terrorist ndaj Kosovës, dialogun Kosovë-Serbi e çështje tjera.
E para e shtetit tha se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.
Osmani në intervistën për Christiane Amanpor në CNN theksoi se është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar.
“Kosovo is under attack,” says Kosovan President @VjosaOsmaniPRKS in our exclusive interview. We discuss the aftermath of a shootout between Serbs and Kosovo police last month that left four people dead. pic.twitter.com/73HSYuQtDx
— Christiane Amanpour (@amanpour) October 3, 2023
“Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh presidentja e vendit.
Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiq.
“Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë ajo.
Osmani u pyet edhe për marrëveshjen Ohrit.
Ajo tha se vetëm një palë (Kosova) është konstruktive në implementimin e marrëveshjeve të arritura.
“Ne kemi zbatuar gati 99 për qind të marrëveshjeve të arritur përkundër që Serbia nuk e ka bërë asgjë. Vuçiq është i gatshëm të negociojë, por jo edhe të zbatojë marrëveshjet”.
Serbia’s act of aggression was carried out by terrorist & paramilitary groups for the sole purpose of a Crimea-style annexation of the north of 🇽🇰.
They want to help Putin to open a new front against the West. We will continue to work with our allies not to allow that. pic.twitter.com/uIecz2B6N4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 3, 2023
“Ne asgjë nuk po kërkojmë pos të jetë një dialog fer dhe i balancuar. Dhe duke mos pasur balancim në bisedime, ka inkurajuar Vuçiqin të veprojë ashtu sikur diten e diel, tha Osmani.
Presidentja e vendit po ashtu paralajmëroi se do të publikojnë dëshmi të reja se presidenti serb Vuçiq qëndron prapa sulmit në veri dhe ka dhënë urdhra.
Osmani tha se çdo evidencë që kanë nga ky sulm lidhet me liderët e shtetit serb.
“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radoiçiqit ushtrohet në shtetin serb. Gjithashtu edhe armët që i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomtë. Lidhjen e Radoiçiq me Vuçiqin e shohim edhe në takime të ndryshme kur ata shihen bashkë”, tha ajo.
“Në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që tregojnë se Vuçiq është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një kampanjë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, tha Osmani.
Ajo po ashtu theksoi se nuk ka konfirmim se ushtria serbe është larguar nga kufiri me Kosovën.
“Këtë informacion nuk e kanë konfirmuar aleatet tanë ndërkombëtar”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN.
Ajo ka thënë se “akti i agresionit ishte planifikuar shumë mirë, sikurse ai i vitit 2014 në Crime”.
“Fillimisht ata ndërtuan baza ushtarake në linjën prej 400 kilometrash dhe dëshironin që të ketë në fillim tensione në veri dhe me pas sulmi. Kjo do t’i ndihmonte Vladimir Putinit të hapte një front të ri të luftës. Kjo ishte sikurse ajo koha e Slobodan Milosheviqit gjatë viteve 90-ta”, tha ajo. /Telegrafi
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...