Google ADS

Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë

10:00 | 2 Prill 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 25- vjetorin e Masakrës në shtëpinë e familjes Vejsa.

Osmani tha se 25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe.

“Emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve: Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet. 25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe”, njofton presidenca e Kosovës.

Presidentja tha se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal.

“Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, tha e para e vendit./Arbresh.info/

Të ngjashme