Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, po qëndron për vizitë pune në Bullgari, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.
Osmani ka njoftuar se ka zhvilluar një diskutim me Sekretaren Clinton, të cilën e ka falënderuar atë, dhe gjithë popullin amerikan për ndihmën ndaj Kosovës.
“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia. Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, ka shkruar presidentja Osmani./Arbresh.info/
Burimi nuk durohet, ngacmon Lelën: Me tri-katër lugë duke ng...
VAR-i shkatërroi momentin historik të Francesco Camardas me ...
Gordon firmos kontratë të re me Newcastle
Bellingham mendoi se shënoi ndaj Dortmundit – a e kaloi topi...
Agani beson se koalicioni AKR-PD – Nisma Qytetare do ta kalo...
Ekskursionistja gjendet me kokë poshtë, e bllokuar mes dy sh...