Google ADS

Osmani: Diplomacia parlamentare në mes të Kosovës dhe Sllovenisë është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve

09:54 | 5 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka zhvilluar takime të ndara me zëvendëkryetarin e Parlamentit të Sllovenisë, Danijel Krivec dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, Alojz Kovšca, thuhet në një komunikatë per media.

Në takim me ta, Presidentja Osmani ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyeshme të Kosovës me Slloveninë dhe është angazhuar që ato të thellohen më tej në të gjitha sferat, me theks të veçantë në intensifikimin e diplomacisë parlamentare.

Sipas Presidentes Osmani, diplomacia parlamentare është gjithmonë në shërbim të përafrimit të dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit strategjik në mes tyre.

Presidentja Osmani në takim me zëvendëkryetarin e Parlamentit të Sllovenisë dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Sllovenisë, ka potencuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe përkrahjen e nevojshme nga Sllovenia në këtë drejtim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme