Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, me të cilin diskutuan për ftesën e pranuar nga Presidenti Biden për
Samitin për Demokraci dhe hapat përgatitorë për pjesëmarrje në Samitin e datës 9-10 dhjetor.
Presidentja do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në këtë Samit, i cili do të mbahet virtuelisht, ndërkaq vitin tjetër ky Samit do të mbahet me prezencë fizike.
Në këtë drejtim, Presidentja Osmani në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do ta hartojë planin për prezantim në Samitin për Demokraci, i cili do të mbulojë tri fusha: fuqizimi i demokracisë dhe luftimi i autoritarizmit, lufta kundër korrupsionit si dhe promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që Kosova paraqet shembull të mirë të një demokracie në zhvillim dhe se bashkëpunimi me ShBA-në paraqet orientim strategjik të Kosovës.
Presidentja Osmani ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në partneritetin me shtetin amerikan për t`i realizuar objektivat e saj./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...