Osmani dhe Kurti nesër vendosin kurora lulesh te shtatoret e heronjve në Podujevë

20:47 | 30 Janar 2022
A. B.

Është bërë e ditur agjenda mediale e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Kurti për nesër (31 janar 2022).

Në orën 09:30, Osmani së bashku Kurtin, do të vendosin kurorë lulesh te shtatoret e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci.

Vendi: “Sheshi i Dëshmorëve”, Podujevë;

Në orën 10:10, Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, vendosin kurorë lulesh dhe bëjnë homazhe te varri i heroit Zahir Pajaziti, në 25 vjetorin e rënies.

Vendi: Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti”, Orllan. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme