Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe tek varri i Rugovës: Kujtojmë njeriun që ndërtoi themelet e shtetit

09:55 | 21 Janar 2021
Arbresh.info

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kandidatin për kryeministër  nga LVV, Albin Kurti kanë bërë homazhe sot tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Osmani pas homazheve tha se janë aty për ta nderuar njeriun i cili i ndërtoi themelet e shtetit, shkruan arbresh.info

“Jemi këtu për ta nderuar kujtimin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugovës. Njeriu që i bëri bashkë shqiptarët rreth idesë dhe kauzës së lirisë dhe pavarësisë dhe njeriu i cili diti t’i ndërtojë urat më të fuqishme të miqësive me shtetet të cilat akoma na qëndrojnë pranë. Themelet që ai ndërtoi, rruga që ai ndërtoi përgjithmonë do të mbesin si udhërrëfyes”, tha Osmani.

Njëjtë u shpreh edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili tha se erdhën për ta kujtuar insistimin dhe përkushtimin e tij politik ndaj shtetit të Kosovës.

“Sot bashkë me presidenten erdhëm të vendosim një kurorë me lule tek varri i dr.Ibrahim Rugovës, presidentit të parë të Kosovës, duke kujtuar inistitimin e tij politik, përkushtimin dhe qetësin dhe durimin njerëzor”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme