Google ADS

Osmani dhe Konjufca bëjnë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër

11:59 | 17 Prill 2024
K.B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në përvjetorin e masakrës së fshatrave Poklek dhe Çikatovë e Vjetër të Drenasit, ku forcat serbe vranë e masakruan, e më pas i dogjën kufomat e mbi 50 shqiptarëve civilë të paarmatosur, nga foshnjat e deri të pleqtë.

“Është një ndër përvjetorët më të rënda të luftës së Kosovës. Një holokaust për nga ngjashmëria. Në çdo përvjetor thirrja jonë është për drejtësi. Qendra për të drejtën humanitare ka mbledhur provat për personin që atë ditë ishte në krye të forcave policore në masakër. Ne do të sigurohemi që storia nga kjo masakër të dëgjohet në çdo vend të botës”, tha Osmani.

Drejtësi për viktimat kërkoi edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“U bënë 24 vjet që kur u krye një nga masakrat me të tmerrshme, një ndër masakrat e gjenocidit. Nga 54 persona që i vranë, 25 ishin fëmijë. Në ndihemi të pikëlluar dhe të poshtëruar që kurrë nuk erdhi drejtësia. Presim nga drejtësia që të bëhet një proces i drejtë gjyqësor për kriminelet e luftës”, ka theksuar Konjufca.

Drejtësi krerët e shtetit kanë kërkuar edhe për masakrën në Çikatovë të Vjetër.

Homazhe në përvjetorin e masakrave më Poklek e Çikatovë të Vjetër kanë bërë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës./rtk

Të ngjashme